Kompania FEPLAST gjendet në Km e 3-të rrugës magjistrale Prizren – Prishtinë. Është një kompani familjare me traditë pune shumëvjeqare. Në fillim të themelimit të saj, kompania merrej me biznesin e shitjes së roletave dhe pajisjve shtesë, e me pastaj duke parë dinamikun dhe kërkesat e tregut, kompania inkuadrohet në prodhimtari, gjegjësisht në prodhimin e Roletave të të gjitha llojeve dhe paisjeseve te saj, me një teknologji moderne dhe me standardet Evropiane. Tani, si kompani jemi në gjendje ti sigurojmë teknikun dhe pajisjet në të cilën kërkohet instalimi dhe operimi në cilën do sistem. Stafi i cili është punësuar ,posedon aftesinë dhe ekspertizën për ti kryer punët në instalimin e sistemit dhe gjithmonë gjenden aty pranë për ti ofruar ndihmë në zgjidhjen e problemeve gjatë instalimit të teknikave të reja të cilat mund të paraqiten.
Prodhimet tona kualitative gjenden gjithmonë pranë klijenteve tanë, për të ngritur kualitetin e jetës. Njëkohësisht, duke qenë gjithmonë konform me standardet ndërkombëtare dhe i gatshëm për shërbimin dhe furnizimin efektiv, në çdo kohë dhe në çdo vend.
MisioniMisioni ynë synon në prodhimin modern dhe teknologjinë e re. Me stafin profesional dhe të trajnuar i ndjekim dinamikën e zhvillimeve të tregut ndërkombëtar dhe gjithmonë jemi të gatshëm për kërkesat dhe sfidat që kërkon klijentela dhe tregu i sotshëm. Gjithashtu, në politikat zhvillimore kontribuojmë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit.